Çanta e shkollës dhe telefoni po shkaktojnë skoliozë te fëmijët

8 Qershor 2022 | 19:08

Andre është në klasë të parë. Çanta e tij peshon 3 kg. Kjo peshë është më shumë se sa lejohet për fëmijët e kësaj moshe.

 “Çanta e shkollës përshpejton shfaqen e skoliozës. Pesha e lejuar në kurrizin e fëmijës duhet të jetë rreth 10% e peshës trupore dhe jo më shumë”, shprehte mjeku ortoped, Zamir Demiraj.

Skolioza prek kryesisht fëmijët e moshës 10 deri në 18 vjeç. Prindërit nuk arrijnë të kuptojnë në kohë këtë problem.

“Kjo ndodh pasi në format e lehta 10-20 gradë nuk ka ende shenja, dhe në raste të tjera kurba mund të ketë agravuar në 25 gradë ose më tepër kur shfaqin shenja sekondare, prishet ekuilibri i të dy shpatullave. Në një pjesë jo të vogël të rasteve prindërit dhe fëmijët vijnë dhe ankohen për dhimbje të kurrizit, e cila është pa ndonjë shkak të njohur”, shprehet mjeku.

Përdorimi i telefonit është një tjetër shkaktar i këtij deformimi në shtyllën kurrizore.

“Ka një tendence nëse telefonin do e mbajnë afër apo larg duke shtyrë qafën dhe mungesa e aktivitetit fizik”, thotë Irida Sina, specialiste arsimi.

Skolioza trajtohet me fizoterapi dhe në disa raste kërkon dhe ndërhyrje kirurgjikale.

“Sa më të vegjël të jenë fëmijët edhe zgjidhja është edhe më e mirë. Në rast se fëmijët vijnë pas adoleshencës përfitimet që do kenë janë më të ulëta”, shprehet Kleton Kadillari, fizioterapist.

Rastet më të shpeshta janë ato të skoliozës idiopatike, që nuk dihen shkaqet. Mjekët bëjnë thirrje që prindërit të shtojnë aktivitetin fizik tek fëmijët dhe të bëjnë kontrolle të herëpashershme,  për të parë nëse fëmija i tyre vuan nga ky deformim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026