Bushati: Vuçiç arritje spektakolare, përçau Tiranën dhe Prishtinën
Analisti Andi Bushati e konsideron samitin e fundit të Open Balkan të mbajtur këtë të mërkurë në Ohër si “arritje spektakolare” të presidentit serb, Vuçiç.
“Jo vetëm ka zgjeruar tregjet e Serbisë por mbi të gjitha ka arritur në mënyrë perfekte të përçajë Tiranën me Prishtinën”, tha Bushati.
Sipas analistit qëndrimi i Kosovës dhe Shqipërisë është diametralisht i kundërt. Bushati shtoi se Rama ka dalë kundër gjithë klasës politike të Kosovës duke u pozicionuar krah Serbisë.
Kjo tha Andi Bushati ka bërë që Rama të shkelë Kushtetutën e Shqipërisë duke diskriminuar Kosovën, ndaj edhe Vuçiç i thur lavde.
“Jemi më të ndarë se kurrë. I kujt është faji? Po të shohësh Vuçiç, i cili u betua për herë të dytë si President i Serbisë, u betua që e njeh Kosovën si pjesë të vendit të vet. Ramën e detyron kushtetuta që të mbrojë interesat e shqiptarëve kudo që janë”, u shpreh analisti.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid