Scholz viziton sot Prishtinën, gjatë pasdites udhëton drejt Beogradit

10 Qershor 2022 | 08:33

Kancelari gjerman Olaf Scholz nis turin 2 ditor ballkanik dhe ndalesa e pare e tij është Kosova.

Scholz do takohet vetëm me kryeministrin Albin Kurti. Pas takimit, rreth orës 11:30, Kurti dhe Scholz do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media. 

Pak ditë më parë kryeministri i Kosovës, e quajti lajm të mirë vizitën e Scholz, duke theksuar se kancelari do të vijë me “një lloj rifreskimi të Procesit të Berlinit”.

Olaf Scholz do të vizitojë edhe trupat gjermane që shërbejnë në kuadër të KFORit.

Gjatë pasdites, zyrtari i lartë do t’i drejtohet Beogradit, ku pritet të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiç. Pas Kosovës dhe Serbisë, Scholz ndalet edhe ne Shkup dhe Sofje.

Më pas ai do të udhëtojë drejt Selanikut  me ftesë të kryeministrit grek Mitsotakis, ku do të bashkohet me përfaqësues të vendeve të nismës rajonale “Procesi i Bashkëpunimit të Europës Juglindore”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026