Blinken-Gërvallës: Kosova zë një vend të veçantë në zemrën e Biden

10 Qershor 2022 | 22:46

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka takuar sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gërvalla u shpreh se me Blinken ka diskutuar rreth sigurisë e bashkëpunimit në Ballkan dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës.

Blinken i theksoi Gërvallës, se Kosova zë një vend të veçantë në zemrën e presidentit amerikan Joe Biden.

“Biseda me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken rreth sigurisë dhe bashkëpunimit në Ballkan dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës ishte shumë inkurajuese, domethënëse dhe e përzemërt. Lidhja mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mbetet gjithmonë e veçantë. Sekretarin Blinken e falënderova jo vetëm për ftesën, por edhe për mbështetjen e pakrahasueshme për Kosovën dhe të ardhmen e saj. Sekretari Blinken gjatë kësaj bisede ritheksoi që Kosova zë një vend të veçantë në zemrën e Presidentit Biden”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026

Kurti nga veriu i Kosovës: Asnjë kriminel nuk do të lejohet të mbijetojë i pandëshkuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe tek lapidari në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut,...
14:36 | 26/07/2026

Vuçiç: Kosova pjesë e Serbisë, po forcojmë ushtrinë për të mbrojtur vendin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se Kosova është pjesë e Serbisë, gjatë ceremonisë së promovimit të oficerëve të rinj të Forcave të Armatosura Serbe,...
19:30 | 25/07/2026