Ministri i Shëndetësisë në Kosovë paralajmëron testime masive për COVID-19
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës Armend Zemaj ka bërë të ditur se pavarësisht rasteve të shtuar me COVID-19, masat izoluese nuk do të rikthehen.
Sipas tij, qytetarët duhet të vetëdijesohen, ndërsa paralajmëroi se ditët në vijim do të kryhen testime masive.
Teksa foli për Korporatën Energjetike të Kosovës, ministri Zemaj tha se nuk do të lejojnë përhapjen e virusit siç ka ndodhur në Telekom.
Këto deklarata ministri i Shëndetësisë i bëri gjatë dhurimit të gjakut në Ditën Botërore e Dhurimit të Gjakut.
Këtë të diel ka filluar gjithashtu edhe Java e Dhurimit të Gjakut e cila do të zgjasë deri më 21 qershor.
Ministri në fund të fjalës së tij ka ftuar qytetarët e Kosovës që të dhurojnë gjak, si shenjë nevoje dhe solidariteti me pacientët të cilët kanë nevojë parësore për këtë shërbim.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik