Pas paralajmërimit për bojkot, Vuçiç vendos të marrë pjesë në samitin e BE-së
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, që do të zhvillohet në Bruksel më 23 qershor.
Lajmin e ka konfirmuar presidencia serbe përmes një deklarate këtë të mërkurë, shkruan Euronews Serbia.
Vendimi u mor pas bisedimeve me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
“Pas konsultimeve të hollësishme dhe gjithëpërfshirëse me bashkëpunëtorët dhe anëtarët e qeverive, liderët e tre vendeve vendosën të shkojnë së bashku në samit dhe ranë dakord për parimet që do të jenë shtylla kryesore e bisedimeve me zyrtarë të shumtë të BE-së” tha presidenca serbe në deklaratë.
Më herët gjatë ditës së sotme, kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin e BE-së.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, kreu i qeverisë shqiptare shprehet se do të kërkojë që të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian.
LEXONI GJITHASHTU
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë