Atentati ndaj Joan Muçllarit, flet babai i një prej të arrestuarve
Gazmor Maxhari, babai i Griseld Maxharit i cili është ndaluar nga policia si njëri prej autorëve të plagosjes së Joan Muçllarit 2 muaj më parë në Pogradec, ka thënë se djali i tij 22-vjeçar nuk ka lidhje në këtë ngjarje.
Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se djali i tij ka ndërhyrë për të shuar sherrin dhe se prokuroria dhe policia po e akuzojnë pa të drejtë.
“E vërteta e djalit tim qëndron se prokuroria dhe policia e kanë arrestuar si autor të ngjarjes së ndodhur para 2 muajsh. Lidhur me këtë ngjarje, di të them që djali im nuk është autor i kësah ngjarje”, sipas tij.
Gazmori theksoi se i biri ka ndërhyrë thjesht për të shuar sherrin mes palëve dhe ka parandaluar një ngjarje që mund të degradonte edhe më shumë dhe për këtë, tha se ka dëshmitarë.
Ai shtoi se djain e dorëzoi vetë në polici, dhe se ka besim se drejtësia do të dënojë autorët e vërtetë të kësaj ngjarjeje.
Dy autorët e plagosjes së Joan Muçllarit më 25 prill të këtij viti në Pogradec, dyshohet se janë Firdeus Berberi dhe Greisi Maxhari.
Ndërsa, janë arrestuar edhe gjashtë persona të cilët dyshohen ndihmuan autorët që të largohen nga vendngjarja.
LEXONI GJITHASHTU
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq