Dollenberg: Doza e katërt e vaksinës mund të parandalojë një valë të re
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka paralajmëruar se shumë shpejt do të nisë aplikimi i dozës së katërt të vaksinës anti-COVID.
Kjo është mirëpritur nga kryetarja e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë, Aurora Dollenberg, e cila thotë se në këtë mënyrë mund të parandalohet ndonjë shpërthim i mundshëm i ndonjë vale të re të COVID-it në vjeshtë.
Në një intervistë për KosovaPress, ajo thotë se aktualisht situata me COVD është pak me shqetësuese.
“Është e vërtetë që situata po duket të bëhet pak më shqetësuese pasi që shifrat siç e kemi vënë re edhe vitin e kaluar gjatë periudhës së verës ka një tendencë për rritje dhe shpërthejnë, sipas statistikave të deritanishme, në periudhën e vjeshtës dhe për të parandaluar këtë eksperiencë të deritanishme ka filluar të planifikohet qoftë për Kosovën por edhe për vendet e tjera një vaksinim pak më intensiv. Dihet që më shumë se 90% e popullatës evropiane është tashmë e vaksinuar dhe mbi 70% i kanë marrë tri doza madje, kështu që doza e katërt për Gjermaninë ku unë jetoj por edhe për vendet e tjera evropiane është bërë standarde. Ndërkohë që edhe Kosova për fatin e mirë po fillon ta implementojë si tendencë që të vaksinuarit me tre doza të marrin dhe një dozë rifreskuese për të parandaluar shpërthimet e vjeshtës”, theksoi Dollenberg.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor