Bushati: Protesta e Berishës, provë për vjeshtën e ardhshme

27 Qershor 2022 | 20:20

Sali Berisha ka lajmëruar protestë më 6 korrik kundër qeverisjes së Edi Ramës.

Për analistin Andi Bushati, kjo protestë nuk do ta rrëzojë qeverinë, por shërben si provë për vjeshtën e ardhshme, ku edhe Ilir Meta ka premtuar qëndrim “të ashpër” ndaj qeverisë së Ramës.

“Është një protestë e cila vjen pas tre vitesh heshtje të opozitës. Pas zgjedhjeve moniste të qershorir 2019, opozita e fiku çelësin e protestave në Shqipëri”, tha Bushati.

Bushati tha se opozita po bën atë që historikisht ka ditur të bëjë më mirë, të dalë në rrugë dhe të protestojë.

Ai tha se kjo protestë është një rrugë drejt pranimit të Berishës nga deputetët që ende nuk e kanë pranuar.

“Berisha ka një problem pranimi nga hierarkia e PD-së. Duke dalë në rrugë, pashë shumë deputetë që thoshin do të jemi në protestë kundër Edi Ramës”, u shpreh Bushati.

Baton Haxhiu, nga ana tjetër, thotë se nuk ka arsye për të bërë protesta në korrik pasi Shqipëria do të jetë në kulmin e turizmit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022