Arsyet që i shtyjnë njerëzit të mashtrojnë sipas psikologes
Psikologia Lenida Halili shpjegoi në emisionin ‘Sot’ në Euronews Albania disa nga arsyet që i shtyjnë njerëzit të mashtrojnë.
Përrallat kanë ndikimin e tyre në dhënien një modeli sjelljeje, shpjegoi psikologia, ndërsa theksoi se në rastin tonë lidhet disi edhe me kulturën shqiptare.
Tendencën për t’u korruptuar shpejt psikologia e lidhi edhe me një lloj mangësie ekonomike të shoqërisë sonë trashëguar nga para viteve ’90, e cila në një mënyrë ka nevojë të kompensohet.
“Lidhet pak me kulturën shqiptare; pjesa më e madhe e shqiptarëve kanë punuar ose punojnë në administratë që është analizuar gjerësisht se individi nuk punon intensivisht 8 orë, është mekanizëm më pak aktiv se në privat. Mungesa e të ardhurave para viteve ‘90, kemi një lloj mangësie që duam ta kompensojmë. Kemi edhe tendencë të korruptohemi lehtë, pranojmë më lehtë një zgjidhje informale se sa sipas procedurave”, tha psikologia.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni