Serbët e Veriut ankohen se nuk kanë dijeni për targat dhe reciprocitetin
Serbët e veriut të vendit janë shprehur se nuk janë në dijeni për vendimin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës rreth reciprocitetit për kalimin e kufirit shtetëror të qytetarëve me dokumente personale të lëshuara nga Serbia, si dhe regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet të cilat aktualisht kanë targa ‘KM’, ‘PR’, ‘PE” etj.
Ata të anketuar nga KosovaPress, edhe pse nuk i dinë detajet e këtij vendimi, shprehin bindjet e tyre të ndryshme rreth kësaj çështje.
Branko Jeremiç, qytetar nga veriu i Mitrovicës, thotë se nuk është i njoftuar rreth vendimit të Qeverisë së Kosovës, por e quan vendim politik, dhe vë në pikëpyetje zbatimin e tij nga ana e qytetarëve.
“Nuk jam mirë i njoftuar rreth kësaj, andaj nuk e di, por është një vendim politik i individëve të caktuar dhe kjo është e tëra, nuk di ç’të them tjetër… Se a duhet t’i regjistrojnë automjetet në targat RKS, koha do ta dëshmojë”, ka thënë Jeremiqç.
Edhe një tjetër qytetar po ashtu nga veriu i Mitrovicës, i cili nuk deshi ta thotë emrin e tij, tha se nuk është në dijeni për vendimin e qeverisë dhe se nuk i intereson politika.
“Mua nuk më intereson politika, për mua është e rëndësishme të jemi së bashku të gjithë”, tha ai.
Gordana Jasniç, theksoi se nuk i respekton vendimet e Qeverisë së Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik