Ibrahimaj: Shqipëria rritje ekonomike prej 6%, më e lartë se mesatarja e BE-së
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi se rritja ekonomike për 3 mujorin e parë të vitit 2022, rezultoi në 5.97%.
Në një deklaratë për mediat, Ibrahmaj u shpreh se kjo rritje është më e lartë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian (5,6%) dhe atyre të rajonit.
“Dje është publikuar Produkti i Brendshëm Bruto nga INSTAT, ku rritja ekonomike për 3 mujorin e parë të vitit 2022, rezultoi 5.97%, pra afërisht 6%. Shqipëria me rritjen prej 5.97%, ka qenë më e lartë edhe se mesatarja e Bashkimit Evropian, e cila është rritur me 5.6%, por edhe se rritja e të gjitha vendeve të rajonit”, tha ministrja.
Sipas saj, në krahasim me 3 mujorin e katërt të vitit 2021, ka pasur një përshpejtim të rritjes ekonomike, pasi rritja në atë periudhë ishte 5.1%.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta