VIDEO | Brenda furgonit me protestues nga Shkodra, s’mungojnë akuzat për Bashën
Demokratët e Shkodrës janë nisur nga qyteti verior në drejtim të Tiranës, për t’iu bashkuar protestës që do të zhvillohet në orën 19:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Gazetari i Euronews Albania, Teodor Gjerga ishte në një ndër furgonët që po transportojnë demokratët drejt kryeqytetit, ku i pyeti se ata se çfarë presin nga kjo protestë.
Njëri prej tyre, u shpreh se gjendja ekonomike është tepër e rënduar dhe theksoi se shumë demokratë kanë emigruar, për shkak se të gjitha bashkitë janë në duar të socialistëve dhe për këtë, fajësoi ish-kryedemokratin Lulzim Basha.
Ai tha se jo vetëm demokratët, por edhe të majtët duhet të ngrihen në protestë.
“Ka ikur e gjithë rinia. Nuk ka asnjë lloj shprese. Jam bërë operim, nuk jam në gjendje për protestë, por të paktën të shkoj e të them se çfarë po i bëjnë këtij populli. Popullit ia ka çuar lakun në fyt. Fajin e kanë demokratët. Demkratët kanë ikur, fajin e ka Lulzim Basha që ka lënë 36 bashki në duart të socialistëve. Edhe të majtët duhet të çohen në protestë”, tha ai.
Rreth 1 mijë demokratë janë nisur nga Shkodra në orën 15:00, për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga kreu i kësaj force politike, Sali Berisha.
Partia Demokratike ka kërkuar 2 orë leje në policinë e Tiranës.
Mbi 1000 efektivë të policisë do të jenë të angazhuar në terren mes të cilëve forca të rendit, të Ndërhyrjes së Shpejtë, repartit Shqiponja dhe punonjës të Gardës.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara