Majori i dyshuar për drogë në Holandë, reagon Ministria e Mbrojtjes

9 Korrik 2022 | 22:09

Majori Ermal Dinoshi, pjesë e Forcave të Armatosura dyshohet se është përfshirë në një veprimtari kriminale për drogë në Holandë, për të cilën autoritetet vendase janë duke e investiguar në gjendje të lirë.

Pyetur nga “Euronews Albania” në lidhje me këtë ngjarje, Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se i ka ndaluar Dinoshit të ushtrojë përgjegjësitë e detyrës në bazë dhe ka urdhëruar kthimin e menjëhershëm të tij në Shqipëri.

Kjo për faktin se ministria është në pritje të një raporti nga autoritetet holandeze.

Gjithashtu, po bashkëpunohet me autoritetet në Holandë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe marrjen e masave përkatëse ligjore në vijim.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026