Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja me COVID në Kosovë

22 Qershor 2020 | 19:26

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë zbuluar 47 raste të reja me COVID-19, nga kryerja e 314 testeve.

Rastet pozitive janë 18 në Prishtinë, 6 në Vushtri, 4 në Viti dhe me nga 3rate Podujeva dhe Gjilani, etj.

Ndërsa nga ana tjetër, janë shëruar 22 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1069 raste.

Nga fillimi i shkurtit, kur nisi pandemia, Kosova ka kryer gati 22 mijë teste ku prej tyre vetëm 2 216 kanë rezultuar pozitivë.

Deri tani në total, Kosova numëron 37 raste vdekjeje, ku të gjithë pacientët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërkohë, dje Kosova regjistroi 96 raste të reja me COVID-19.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026