Fluksi i emigrantëve, Britania vendos oficer shqiptar në portin e Doverit
Britania e Madhe do të vendosë një oficer të policisë shqiptare në portin e Dover, me qëllim shkëmbimin në kohë reale të informacioneve në rastet kur në këtë port ka shtim të lëvizjes së shtetasve shqiptarë.
Lajmi u bë i ditur nga Policia e Shtetit, teksa Drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano ndodhet për një vizitë pune në vendin ishullor.
Në fokus, mbetet rritja e bashkëpunimit ndërmjet Policisë shqiptare dhe agjencive ligjzbatuese britanike, veçanërisht në luftën ndaj krimit të organizuar, migracionit të paligjshëm, si dhe pastrimit të parave.
Nano zhvilloi takime me homologun e tij në NCA, me Drejtorin e Përgjithshëm të Migracionit në Home Office, si dhe me autoritete të larta të agjencive homologe ligjzbatuese të Metropolitan Police, Antiterrorit Britanik dhe Border Force.
LEXONI GJITHASHTU
“Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist
Ambasadorja zvicerane: Mbështesim demokracinë dhe zhvillimin vendor në Shqipëri
Taulant Balla: Kërkesat e protestuesëve u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”
- 22:28 “Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist
- 22:26 Nafta bie me gati 4% pas sinjaleve pozitive nga bisedimet SHBA-Iran, Brent nën 78 dollarë
- 22:23 Avramopoulos pas urdhër-arresti: Nuk do ta përdor imunitetin, kërkoj hetim të plotë gjyqësor
- 22:20 Ambasadorja zvicerane: Mbështesim demokracinë dhe zhvillimin vendor në Shqipëri
- 22:06 “Kësaj proteste do t’i bien të tëra puplat false të flamingove”, Rama reagon pas kërkesave
- 21:59 Messi i fuqishëm rrëzon edhe Austrinë