Dyshime për kokainë në Durrës, grabitet kontejneri, 20 të arrestuar

17 Korrik 2022 | 11:56

Një kontejner i ardhur me banane nga Amerika Latine është gjetur i hapur në portin e Durrësit.

Personat kanë marrë nga aty disa arka në të cilat dyshohet se ka pasur kokainë. E gjithë situata u ka shpëtuar punonjësve të sigurisë duke bërë që autorët të larohen pa problem.

Policia e Durrësit ka shoqëruar disa punonjës të portit gjatë natës dhe mëngjesin e kësaj të diele.

Pas verifikimeve të para, 20 persona janë arrestuar, 18 prej tyre punonjës së sigurisë në port si dhe shoferi dhe një punonjës i kompanisë që priste ngarkesën me banane.

Të arrestuarit janë Jurgen Gjeçi, Armand Murataj, Gentian Halili, Azgan Zeka, Skender Plaku, Adi Qevanaj, Kastriot Duçka, Mentor Dyrmishi, Klaudio Lala, Shpëtim Hajdin, Andra Xhevara, Adem Brasha, Veiz Kuçi, Rajd Bleta, Ali Bajrami, Gjergj Doraci, Shefqet Elezi, Profit Tola, Altin Mahmutaj, Nazmi Allgjata.

Mësohet se kontejneri ka qenë në monitorim prej disa ditësh nga autoritet pasi dyshimeve se në të mund të kishte lënë narkotike.

Pritej që ai të kalonte në skanerin e doganës për të provuar dyshimet e policisë dhe doganës. Por autorët kanë qënë më të shpejtë se autoritet duke larguar nga aty arkat të cilat kanë pasur drogën.

Ndihmë e madhe për hetuesit pritet të jenë kamerat e sigurisë duke qenë se sheshi i kontejnerve dhe hyrje-daljet e portit janë të monitoruara nga kamerat.

Porti Durrësit vitet e fundit është kthyer në hyrjen kryesore të kokainës nëpërmjet ngarkesave me fruta ekzotike që vijnë nga Ekuadori dhe Kolumbia.

Në dhjetor të vitit të kaluar një kamion i cili po transportonte bananet nga porti ne magazinën e një kompanie në Vaqarr në kryeqytet u grabit.

Autorët nuk mund ta merrnin të gjithë kokainën duke lënë aty 7 arka me 119 kilogramë e cila u sekuestrua nga policia. Ende nuk dihet se sa arka arritën të marrin autorët.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026