‘Çmimet janë rritur me 50%”, pushuesit braktisin plazhin e Shëngjinit

21 Korrik 2022 | 12:50

Në plazhin e Shëngjinit një pjesë e çadrave kanë mbetur të mbyllura, për shkak të pakësimit të numrit të pushuesve në krahasim kjo me vitin e kaluar, ndonëse jemi në mesin e muajit korrik.

Për shkak të krizës së çmimeve, qytetarët thonë se kanë pakësuar ditët e qëndrimit në plazh.

“Këtë vit vetëm pesë ditë, më përpara kemi ndenj dy javë, tani vetëm 5. Nga Komuna e Gjilanit vijmë. Janë rritur çmimet më shumë se 50%”, u shpreh një qytetar.

“Sivjet erdhëm, vitin tjetër do shkojmë në ndonjë vend tjetër. 10 mijë lekë për çadër, atje lart 15 mijë lek për njeri, këtu në Dubai jemi? Vitin tjetër do shkoj në Greqi janë më lirë se këtu. Këtu vetëm kosovarët dhe ata që rrinë jashtë vendit vijnë”, tha një tjetër.

Edhe tregtarët pranë plazheve thonë se ka një rënie të punës për shkak të pushuesve më të paktë.

“Bosh komplet, u bënë 15 ditë. E shtuna e diela ka pasur diçka, po jo si vjet. Sivjet janë habitur shumë me rritjen e çmimeve”, tha një tregtar.

Barometri i Ballkanit për vitin 2022 tregoi se 60% e shqiptarëve nuk mund të përballojnë shpenzimet për një javë pushime në vit. Kjo ishte dhe përqindja më e lartë në rajon.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka përplasur një këmbësore, e cila është...
21:55 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026