SPAK operacion blic në Elbasan, arrestohet gjyqtarja dhe avokati

22 Korrik 2022 | 09:02

Zamora Vyshka dhe Ilir Pashaj gjyqtare dhe avokat në Elbasan janë arrestuar për korrupsion.

Familjarët e një personi të arrestuar i kanë ofruar para gjyqtares në bashkëpunim dhe me avokatin për të favorizuar masën e dënimit.

Për Vyshkën është marrë masa arrest shtëpie, ndërsa për Pashajn arrest me burg.

Emrat e tjerë të arrestuar janë Taulant Ramollari dhe Xhulio Musaj. Ngjarja ka ndodhur në tetor 2021 dhe shuma për të cilën bëhet fjalë është 4 milionë lekë.

Operacioni nga SPAK u zhvillua këtë të premte prej orëve të para të mëngjesit.

Gjatë kontrollit nëpër banesa kanë qenë të pranishëm dhe oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka përplasur një këmbësore, e cila është...
21:55 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026