Ministri i Shëndetësisë në RMV shkarkon nga detyra kreun e Qendrës për Shëndet Publik
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka shkarkuar nga posti drejtorin e Qendrës për Shëndet Publik të Shkupit Arben Ziberi, kuadër i partisë shqiptare në pushtet BDI.
Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet email-it zyrtar ka arsyetuar shkarkimin me sjelljen e pahijshme të drejtorit, i cili ditë më parë në Facebook-un e tij kishte shkruar se si anëtar i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse ka ndikuar që të hapen kufijtë pa kushte që t’ua hapte rrugën emigrantëve për t’u kthyer në vendlindje për të votuar për kandidatin për kryeministër që e propozoi partia nga ku vjen ai, BDI.
“Mirë se vini mërgimtar! Vendlindja ju pret! Mërgimtarët tani mund të kthehen në vendlindje pa test dhe jo në izolim 14 ditor, falë kontributit tonë në politikat shëndetësore në qeveri! Unë si anëtar i Komisionit për Sëmundje Infektive dhe anëtarët tjerë, kontribuuam që kufijtë të hapen dhe njerëzit të mund të lëvizin më lirshëm pa ngarkesa protokollare që i rekomandonin nga OBSH. Pse Jo, të mos vijnë në vendlindje, për Kryeministrin Shqiptar!”, shkroi ai në “Facebook”.
Ministria ka bërë me dije se në këtë periudhë të brishtë nuk falet keqpërdorimi i postit për arritje të pikëve politike. Në vendin e Ziberit është emëruar epidemiologu Aleksandar Stojanov.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 17:14 Dalin pamjet e aksidentit të ambulancës në Greqi, momenti kur përmbyset pas përplasjes
- 16:50 Seanca e fundit parlamentare, PS dhe PD me dy raporte për reformën territoriale, çfarë ndodh me hartën e re?
- 16:23 Anastas Kostandini sjell “Qytetin e Dehur” në Galerinë e Arteve të Pogradecit
- 16:01 34 vjet nga vrasja e Paolo Borsellinos, atentati mbetet i mbuluar nga misteri
- 15:58 Studimi: Valët e të nxehtit rrisin rrezikun e depresionit sezonal të verës
- 15:39 Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt rikthimit në Shqipëri