Hungaria kërkon gaz në Rusi

22 Korrik 2022 | 11:27

Qeveria e Hungarisë dëshiron të blejë afër një miliardë metra kub gaz natyror nga Rusia, pavarësisht sanksioneve të Bashkimit Evropian.

Ministri i Jashtëm Hungarez ishte në Moskë ku tha se qëllimi i vizitës së tij ishte të garantonte furnizimin me energji të vendit dhe të bënte të qartë se qeveria hungareze është e interesuar për paqen.

“Blerja e 700 milionë metër kub gaz natyror shtesë, krahas kontratave të nënshkruara tashmë, është e nevojshme për të garantuar sigurinë energjetike të vendit në muajt e ardhshëm,” – deklaroi Peter Szijarto.

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka kundërshtuar sanksionet ndaj Rusisë. Orban ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, por ka fajësuar sanksionet perëndimore  për krizën aktuale të energjisë.

“Zbatimi sistematik i projekteve në lidhje me eksportin e hidrokarbureve ruse është duke u zhvilluar. Zbatimi i kontratave afatgjata të lidhura vitin e kaluar për eksportet e gazit natyror nga Rusia në Hungari është plotësisht në interes të vendeve tona. Kolegët tanë raportuar interesin e qeverisë hungareze për të blerë gaz shtesë këtë vit. Ne do ta shqyrtojmë këtë kërkesë pa asnjë  vonesë,” – tha Sergey Lavrov ministër i Jashtëm i Rusisë.

Sipas FMN-së, ekonomitë hungareze dhe gjermane janë  më të rrezikuara nga furnizimet me gaz rus në Evropë. Mungesa e dërgesave mund të shkaktojë një rënie të PBB-së prej më shumë se 6 përqind në Hungari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024