‘Të bëhemi shembull për vendet e tjera’, Greqia optimiste për sezonin veror

28 Korrik 2022 | 07:24

Sikundër çdo verë, Greqia është një nga destinacionet e preferuara për të kaluar pushimet. Turizmi është edhe një nga sektorët i cili ndikon fuqishëm në ekonominë e shtetit fqinj.

Greqia këtë vit po rikthehet fuqishëm. Një raport i fundit i Forwardkeys zbulon se gjashtë destinacionet greke janë në top listën e prenotimeve në Evropë.

Një nga avantazhet e shtetit fqinj këtë sezon është fakti se autoritetet vendosën  të lehtësojnë masat kufizuese shumë më herët duke i lejuar qytetarët të bëjnë prenotime edhe më herët dhe të jenë gati të shijojnë verën.

“Kemi një rritje prej 20% të mbërritjeve ajrore në krahasim me vitin 2019, i cili ishte gjithashtu një vit i mrekullueshëm. Edhe lundrimet në dete janë rritur me 25%. Presim që ky sezon të  SHTOJË në ekonomi  rreth 20 miliardë euro. Në vitin 2019 arritëm në 18 miliardë. Kemi çdo arsye për të qenë optimistë”, thotë Angela Gerekou, Drejtore e Organizatës Kombëtare të Turizmit.

Pas dy viteve të pandemisë, miliona njerëz janë të etur për të udhëtuar. Megjithatë, shumë janë duke rimenduar për shkak të situatave kaotike në aeroportet evropiane.

Kryetarja e Organizatës Kombëtare të Turizmit argumenton se aeroportet greke nuk kanë probleme , ndërsa beson se edhe në gusht nuk do të ketë pasagjerë të zemëruar dhe qindra valixhe të grumbulluara.

“Nuk ka probleme në aeroportet greke. Ne kemi bërë përgatitje të mirë dhe jemi gati për ardhjet e larta të gushtit. Në muajt e kaluar nuk kemi bërë shkurtime, nuk kemi larguar njerëz nga puna. Besoj se vendi ynë mundet,  të bëhet shembull pozitiv edhe për vendet e tjera evropiane”, u shpreh Gerekou.

Në vitin 2019, numri i turistëve të huaj i ka kaluar 30 milionë. Këtë vit, pavarësisht luftës në Ukrainë dhe kostos së lartë të udhëtimit, Greqia mund ta mposhtë këtë rekord.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026