Denoncimi i Metës: 28 mln euro për 1.5 km rrugë në By-Passin e Tepelenës

29 Korrik 2022 | 13:41

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë sot një denoncim që i është adresuar nga disa qytetarë të Tepelenës, ku 1.5 km rrugë në By-Pass do të kushtojë rreth 28 mln euro.

Meta nënvizoi se ky projekt ishte planifikuar të ishte në vlerën e afro 11 mln eurove.

“Sa i takon korrupsionit, baza e triumfit të lirisë, dua të falënderoj qytetarë nga Tepelena që kanë denoncuar një situatë të rëndë në Tepelenë ku 1.5 km rrugë By-passi pa TVSH ka kushtuar 23 mld euro. Hajdutllëk i tmerrshëm thotë një qytetar. Nuk është se mora vetëm për bazë atë denoncim, pasi bëra verifikim se vlera e kontratës është 2 mld e 389 mln lekë pa TVSH, 24 mld lekë. Ishte planifikuar që të dilte nga krahu tjetër i lumit, 10-11 mln euro. Me TVSH shkon 27-28 mln euro për 1.5 km. Ne do t’i denoncojmë dhe do t’i ndjekim këto plaçkitje në mënyrë profesionale. Në këtë forcë politike do të promovohen ata që kanë prova me fakte”, u shpreh Meta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026