‘Kosova ka të drejtë’, Rama thirrje Vuçiçit të mos nxisë grupet në Veri
Kryeministri Edi Rama e cilësoi zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit mes Kosovës dhe Serbisë si një e drejtë e shtetit të Kosovës për të ushtruar sovranitetin territorial.
Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij spanjoll Pedro Sanchez, Rama tha se temë e bisedës kishte qenë edhe Kosova. Teksa u ndal tek situata në Veri të Kosovës, Rama tha se zbatimi i marrëveshje të nënshkruara është e drejtë dhe detyrim i një shteti të poavarur si Kosova.
“Qeveria e Kosovës ka të drejtën dhe detyrën që të zbatojë marrëveshjet duke ushtruar sovranitetin territorial që buron nga një pavarësi në administrimin e shtetit dhe marrëveshjet e dakordësuara me palën tjetër janë marrëveshje për t’u zbatuar. Ne e përshëndesim shtyrjen me 30 ditë të zbatimit të kësaj marrëveshje. I bëj thirrje autoriteteve në Beograd, presidentit Vuçiç që të mos ushqejnë me asnjë lloj justifikimi apo alibie grupe të caktuara në veri të Kosovës që për arsyet e tyre i kundërvihen zbatimit të një marrëveshjeje”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 19:54 Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
- 19:41 Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 19:35 Në rritje infertiliteti tek gratë, studimi: Priten 80 mln raste deri në 2036
- 19:30 Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut
- 19:18 Rama mbërrin në Ankara, pjesë e darkës zyrtare të samitit të NATO-s (VIDEO)
- 19:16 OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe