Hapen pikat kufitare në veri të Kosovës | 5 zhvillimet kryesore
-
Sveçla: Hapen pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak pas heqjes së barrikadave
Pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak në veri të Kosovës janë të hapura për qytetarët dhe liria e lëvizjes është e plotë.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një postimi në rrjetet sociale.
Sveçla u shpreh se barrikadat e vendosura në mënyrë ilegale mbrëmjen e së dielës nga serbët, janë hequr nga vetë ata.
Lexoni për më shumë: Sveçla: Hapen pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak pas heqjes së barrikadave

- Deputeti ukrainas për Euronews Albania: Në Kosovë po përsëritet skenari i Putin
Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko thotë se Rusia qëndron pas Serbisë në lidhje me tensionet e shkaktuara në veri të Kosovës.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Oleksiy Goncharenko u shpreh se në Kosovë është përdorur i njëjti skenar, që Putin përdori për pushtimin e Ukrainës, duke thënë se qëllimi është denazifikimi.
Lexoni për më shumë: Deputeti ukrainas për Euronews Albania: Në Kosovë po përsëritet skenari i Putin

- Baton Haxhiu: Kurti i paqëndrueshëm politikisht, të respektonte reciprocitetin
Analisti Baton Haxhiu thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është i paqëndrueshëm politikisht, për shkak se u tërhoq nga vendimi për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Kurti u shpreh se ai duhet të respektonte vendimin për reciprocitetin dhe se nuk duhet të binte në presion.
Lexoni për më shumë: Baton Haxhiu: Kurti i paqëndrueshëm politikisht, të respektonte reciprocitetin

- Paralajmërimi i Brisida Shehajt: Nesër do denoncojmë një skandal të rëndë
Koordinatorja për luftën kundër korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisilda Shehaj bëri të ditur se ditën e nesërme, do të denoncojë se bashku me Ilir Metën një skandal të rëndë.
- Në një intervistë për “Euronews Albania”, Shehaj u shpreh se ky do të jetë denoncimi i parë, teksa shtoi se vetëm sot ka marrë 80 denoncime për korrupsion.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e prezantoi këtë të hënë Brisida Shehajn si koordinatore për luftën kundër korrupsionit.
Lexoni për më shumë: Paralajmërimi i Brisida Shehajt: Nesër do denoncojmë një skandal të rëndë

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi pritet të vizitojë Tajvanin si pjesë e turneut të saj në Azi.
Kështu është shprehur një zyrtar i lartë i qeverisë së Tajvanit dhe një zyrtari amerikan, pavarësisht paralajmërimeve nga zyrtarët e administratës Biden, të cilët janë të shqetësuar për reagimin e Kinës.
Një vizitë e mundshme në Tajvan nuk është aktualisht në itinerarin publik të Pelosit dhe vjen në një kohë kur marrëdhëniet SHBA-Kinë janë tashmë në një pikë tepër të ulët. Ende është e paqartë se kur pritet të mbërrijë Pelosi në kryeqytetin e Tajvanit, Taipei.
Lexoni për më shumë: Pelosi pritet të vizitojë Tajvanin mes tensioneve SHBA-Kinë

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve