‘Mjaft arrogancës në Policinë e Shtetit’, Meta reagon për ngjarjen e rëndë në Himarë

2 Gusht 2022 | 17:04

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se është i tronditur nga ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në Himarë, ku një efektiv policie përplasi për vdekje një fëmijë të mitur, teksa drejtonte mjetin lundures, skaf.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta u shpreh se duhet ndalur arroganca dhe papërgjegjshmëria në strukturat e Policisë së Shtetit.

Ai u ka shprehur edhe ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve të fëmijës.

Shtetasi Arjan Tase, autori i ngjarjes së rëndë, i cili mbante detyrën Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, është përjashtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Dyshohet se Arjan Tase humbi kontrollin e mjetit lundrues dhe përplasi për vdekjen fëmijën në bregun e detit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit

Një biznes në qendër të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në...
12:47 | 16/07/2026

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026