Mbërritja e Pelosit në Tajvan dhe reagimi i Kinës | 5 zhvillime kryesore

2 Gusht 2022 | 18:45
  • ‘Cënohet sovraniteti territorial’, Kina reagon për vizitën e Pelosit në Tajvan

Kina ka reaguar pas mbërritjes së Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Pelosi këtë të martë në Tajvan.

Përmes një deklarate, Ministria e Jashtme kineze tha se vizita e Pelosit cënon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës.

“Kjo është një shkelje serioze e parimit të Kinës dhe dispozitave të tre komunikatave të përbashkëta Kinë-SHBA. Ajo ka një ndikim të rëndë në themelin politik të marrëdhënieve Kinë-SHBA dhe cënon seriozisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës”, thuhet në deklaratë.

Lexoni më shumë: ‘Cënohet sovraniteti territorial’, Kina reagon për vizitën e Pelosit në Tajvan

Nancy Pelosi në Tajvan
  • Pelosi mbërrin në Tajvan pavarësisht kërcënimeve nga Kina

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Pelosi ka mbërritur këtë të martë në Tajvan, pavarësisht kërcënimeve të Kinës se Uashingtoni do të përballet me pasoja.

Vetë Pelosi ka postuar në rrjetet sociale, duke bërë të ditur se kishte mbërritur në kryeqytetin e Tajvanit, Taipei.

“Solidariteti i Amerikës me 23 milionë banorët e Tajvanit është më i rëndësishëm sot se kurrë, pasi bota përballet me një zgjedhje midis autokracisë dhe demokracisë”, shkruan ndër të tjera Pelosi në Twitter.

Lexoni më shumë: Pelosi mbërrin në Tajvan pavarësisht kërcënimeve nga Kina

Nancy Pelosi mbërrin në Tajvan
  • Sulmi kibernetik, hakerat nxjerrin e-mailet e kryeministrit Rama

Grupi që sulmoi portalet qeveritare ka vjedhur informacionet që janë shkëmbyer në adminstratë.

Faqja e internetit, “HomelandJustice”, e cila prej disa ditësh dërgon mesazhe në formë shantazhi, ka publikuar emailet e shkembyera mes kryeministrit dhe punonjësve e qytetarëve.

Një pjesë e tyre janë denoncime, vlerësime dhe propozime në adrese të kreut të qeverisë.

Lexoni më shumë: Sulmi kibernetik, hakerat nxjerrin e-mailet e kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama
Foto: LSA
  • Bordi i Transparencës vendos çmimin e ri për naftën

Bordi i Transparencës vendosi pas mbledhjes së zhvilluar këtë të martë, që çmimi i shitjes me pakicë i naftës të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri.

Benzina do të shitet me çmimin 207 lekë për litër, ndërsa gazi me çmim 69 lekë për litër.

Lexoni më shumë: Bordi i Transparencës vendos çmimin e ri për naftën

Foto ilustruese
  • Përplasi për vdekje fëmijën në Himarë, autori efektiv policie

Shtetasi Arjan Tase është autori i ngjarjes së rëndë të ndodhur mesditën e së martës në plazhin e Potamit në Himarë, ku përplasi për vdekje një fëmijë 5 vjeç teksa drejtonte mjetin lundrues, skaf.

Ky shtetas ka gradën komisar dhe është me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë të ditur se nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor për hetimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Lexoni më shumë: Përplasi për vdekje fëmijën në Himarë, autori efektiv policie

Arjan Tase, autori i ngjarjes së rëndë në Himarë
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026