Nano: Kam dal vetë në aksion, tolerancë zero për kë abuzon me ligjin
Drejtori i Policisë së Shtetit në një komunikim për mediat nga Dhërmiu u shpreh se nuk do të tolerojë askënd, aq më pak efektiv policie që të shkelë ligjin.
Referuar tragjedisë së një dite më parë në Himarë ku një 7-vjaçare humbi jetën e përplasur nga një mjet motorik Nano tha se policia është e mobilizuar në terren në të gjithë bregdetin për të monitoruar veprimtarinë e mjeteve motorike.
Kreu i policisë së shteti vuri në dukje faktin që kishte dalë personalisht në aksion për të monitoruar nga afër situatën me mjetet lundruese në bregun e Jugut.
Nano shprehu keqardhjen për ngjarjen e rëndë që i mori jetën 7-vjeçares, por shtoi se veprimi i një punonjësi policie nuk mund të përbaltte punën e mijëra burrave dhe grave që po punonin ditë dhe natë për sigurinë e qytetarëve në plazhe.
Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesditës së të martës në plazhin e Potamit ku një fëmijë e mitur u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga një skaf që drejtohej nga shtetasi Arjan Tase.
Arjan Tase, ish-shef i komisariatit të Himarës është arrestuar dhe akuzohet për vrasje nga pakujdesia.
Në dëshminë e tij, Tase ka sqaruar se gomonia të cilën e ngiste ka marrë gaz në mënyrë të menjëhershme dhe ka bërë një rrotullim në vend e për pasojë ai ka humbur kontrollin.
LEXONI GJITHASHTU:
AMP tregon si u vra 7-vjeçarja: Nën hetim 5 zyrtarë të policisë kufitare
Dëshmia e efektivit dhe reagimet për vdekjen e të miturës, 5 ngjarjet kryesore
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
- 12:05 BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 11:58 Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor