UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Teknologjia gjysmë-automatike e pozicionit jashtë loje, do të jetë një risi e cila pritet të implemetohet në superkupën e UEFA-s mes Real Madrid dhe Eintracht Frankfurt
Përfaqësuesit ekzekutivë të UEFA-s pohojnë se përballja mes kampionët të Champions League dhe Europa Leeague do të ndiqet me interes edhe për shkak të hedhjes në zbatim të teknologjisë inovative.
Sistemi i ri do të funksionojë falë kamerave të specializuara të afta të gjurmojnë 29 pika të ndryshme në trup për çdo lojtar.
Nga viti 2020 e deri më tani janë kryer në total 188 teste me sistemin që tani është gati për tu instaluar në stadiumet e skuadrave të Ligës së Kampionëve. Teknologjia do të përfshihet në kompeticionet e UEFA-s duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Më konkretisht, ajo do të përdoret në fushën e lojës që në fazën e grupeve të Champions League.
Përballja mes Real Madrid dhe Eintracht Frankfurt do të mbahet në stadiumin Olimpik të Helsinkit, të shtunën e 10 Gushtit. Ndërkohë, teknologjia gjysmë-automatike e pozicionit jashtë loje do jetë risia e madhe në Kupën e Botës të Katarit 2022, që do të luhet nga 21 Nëntori deri më 18 Dhjetor.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
Katar 2022/Franca miraton plan të rreptë sigurie
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve