Skafi erdhi me shpejtësi skëterre, dëshmia e babait të 7-vjeçares për tragjedinë
Në dosjen e prokurorisë të cilën Euronews Albania e ka siguruar janë dëshmitë e babait të vajzës 7-vjeçare që u vra nga skafi i drejtuar nga ish-efektivi Arjan Tase.
Bledar Avdia babai i vajzës 7-vjeçare që humbi jetën në plazhin e Himarës i ka thënë hetuesve se ka qenë duke u larë në bregun e detit kur në këtë moment ka parë një skaf që po i afrohej bregut.
Pasi ka kaluar piketat të cilat nuk duhet t’i kalonte, Tase ka hyrë në plazhin plot me pushues me shpejtësi skëterrë.
Pasi ka marrë familjarët e tij, ai ka marrë një kthesë dhe në këtë moment ka goditur me helikat e gomones vajzën.
Në këtë moment ai ka bërtitur fort dhe ka parë Arjan Tasen të largohet me shpejtësi në det, por ai është rikthyer sërish pas reagimit të tij dhe të pushuesve.
Emiljano Zeqirllari kushëri i viktimës ka sqaruar se ka parë vajzën e vogël me babanë e saj në bregun e detit.
Ai ka sqaruar se pasi Arjan Tase ka tentuar të ikë, të gjithë pushuesit kanë bërtitur duke e ndaluar dhe duke i thënë që e vrave.
Vajza 7-vjeçare e familjes Avdia humbi jetën mesditën e 2 gushtit në Himarë, teksa pushonte me familjen e saj. E mitura u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga një gomone që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarësm Arjan Tase.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk