Gara me kanoe në Pogradec, 50 sportistë nga rajoni në Ohër
50 garues nga Shqipëria dhe vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut dhe Kosova janë bërë pjesë e garës sportive me kanoe dhe kajak në Pogradec.
Një garë, e para e këtij lloji në përmasa, por që zhvillohet për të tretin vit radhazi në Pogradec. Sportistet pjesëmarrës kanë pasur mundësinë që krahas garave të njihen edhe me zonat historike të Pogradecit, pasi projekti ishte më i gjerë sesa thjesht një garë mes tyre.
“Kam 4 vite që merrem me sportin e kanoes në Kosovë. Në Pogradec është gjithçka në rregull qytet i bukur”, thotë Lisi Deçani nga Kosova.
Për drejtuesit e turizmit dhe kulturës në Pogradec ky kompeticion sportiv synon të zgjerohet nga viti në vit edhe më tej ashtu siç po punohet që edhe Pogradeci të ketë ekipin e tij të kanotazhit.
“Marrin pjesë rreth 50 të rinj nga shtete të ndryshe si Kosova, RMV dhe në ardhmen duam ta kthejmë në një kompeticion ballkanik, që ka rënësi pasi nxit tek të rinjtë ekoturizmin”, thotë Ledjan Zeqollari, drejtor i Turizmit dhe Kulturës.
Fitues në këtë kompeticion të parë kanë dalë:
Kategoria Fëmije, 8-13 vjeç, Blagoj Guginov, vendi i parë, nga Maqedonia e Veriut;
Në garën për vajza ka fituar Valerija Krsteva, vendi i pare, nga RMV;
Kategoria për Meshkuj, Aleksej Chakareski, vendi i parë, nga RMV;
Këtë vit kjo garë erdhi në kuadër të Tirana Youth Capital duke përfshirë sa më shumë të rinj të grupmoshave të ndryshme.
LEXONI GJITHASHTU:
UNICEF: Emigracioni dhe lindshmëria e ulët ulin numrin e fëmijëve në Shqipëri
Përmbytjet prekën mbi 400 hektarë tokë, Fermerët e Maliqit: Dëmshpërblimet e premtuara nuk kanë mbërritur ende
UNESCO: Studentët shqiptarë gjithnjë e më shumë drejt universiteteve jashtë vendit
- 22:26 Komisioni Europian miraton planin e rimëkëmbjes së Hungarisë, hapet rruga për fondet e BE-së
- 22:17 A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
- 22:11 Irani përfshin Gazën në axhendën e paqes, zyrtarë: Teherani po punon për paqe në të gjitha frontet rajonale
- 22:10 Kikia rreshton arritjen e protestës: Është një lëvizje shoqërore
- 22:07 Trump: Kuba dëshiron dialog me SHBA-në, Rubio është i angazhuar drejtpërdrejt në këtë proces
- 22:00 Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…