Arrestohen 2 persona për shpërndarje të kokainës, zonat ku vepronin në Tiranë

20 Gusht 2022 | 09:51

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona në sajë të operacionit “Packed” për shpërndarje të kokainës.

Në prangat e policisë kanë rënë personat me iniciale A. (M). B., 59 vjeç, dhe I. R., 63 vjeç.

Në çantën e 63-vjeçarit policia gjeti 750 gramë kokainë.

Nga verifikimet rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin kokainën, e ndanin atë në doza, të cilat i shisnin më pas në rrugën “5 Maji”, në zonën e quajtur “Xhamlliku” dhe në zonën e Selvisë, në Tiranë.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026