‘Çfarë trishtimi’, reagon Rama për sulmin në Uzinën e Gramshit

20 Gusht 2022 | 23:34

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen në Gramsh, ku  është shprehur se ushtarakë neutralizuan tre individë të dyshuar për spiunazh.

Në reagimin e tij, Rama nuk ka lënë pa sulmuar edhe opozitën.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se është trishtim që edhe për ngjarje delikat, “gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël”.

“Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh. Shërim të shpejtë të lënduarve dhe tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje!”, shprehet Rama në një postim në Twitter.

Incidenti në Uzinën e Gramshit, ka ndodhur rreth orës 17:40 pasi roja ka vënë re lëvizje të dyshimta rreth objektit, pasi një nga shtetasit rusë ka hyrë brenda territorit dhe ka tentuar të bëjë fotografi.

Të dy efektivët kanë zbatuar rregullat ushtarake me qëllim ndalimin e personit, duke i bërë fillimisht thirrje të ndalojë, por ai është kundërpërgjigjur duke përdoruar spray neoparalizues.

Menjëherë pas njoftimit policia ka bërë shoqërimin e shtetasit rus, M. Z., 24 vjeç.  Shërbimet e Policisë  bënë të mundur që në afërsi të kësaj zone të konstatojnë dhe të bllokojnë automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse S.T. 33 vjeçe dhe shtetasi ukrainas F. A., 25  vjec.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Familjarët e vrasësit të policit morën subvencione për bagëtitë ndërsa ai ishte në kërkim

Megjithëse ishte në arrati dhe në kërkim me vendim gjykate, familjarët e Violand Braçellarit kanë përfituar fonde publike për shtimin e bagëtive. Dokumentet e siguruara...
11:05 | 05/06/2026

Plagosja me armë në Vlorë, zbardhet ngjarja: Dyshohet se 37-vjeçari u vetëplagos

Detaje të reja kanë dalë për ngjarjen e mbrëmjes së djeshme, ku një person në fshatin Sevaster të Vlorës mbeti i plagosur. Sipas raportimeve të...
11:01 | 05/06/2026

Rrëshqitje e madhe dheu në Kodër Currila, rrezikohet pallati, banorët largohen nga banesat

Një masiv i madh dheu është shkëputur në orët e para të mëngjesit të sotëm nga Kodër Currila, në Durrës, duke shkaktuar një rrëshqitje të...
10:46 | 05/06/2026