‘Imagjinoni rrezikun me pasaporat e arta’, Noka për incidentin me rusët në Gramsh
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka e ka cilësuar shumë të rëndë ngjarjen në uzinën ushtarake të Gramshit, dy ushtarë u sulmuan nga dy shtetas rusë dhe një ukrainase.
Në një lidhje telefonike për “Euronews Albania”, Noka u shpreh se vendit i kanoset rrezik nëse kryeministri Edi Rama jep shtetësinë me koncension (pasaportat e arta).
Ai shtoi se duhet të mblidhet menjëherë Këshilli i Sigurisë Kombëtare.
“Nuk ma gjë më të rëndë, se të vijnë agjentë të huaj dhe të sulmojnë ushtarët. Siguria kombëtare, siguria publike nuk ekziston. Ky vend ështe në duart e kujdo, përveçse në duart e shtetit. Imagjioni nesër me pasaportat e arta që Rama do i japë krimit, individeve, imagjinoni çfarë rreziku do i kanosje sigurisë kombëtare. Duhet të mblidhet urgjent Këshilli i Sigurisë Kombëtare”, theksoi Noka.
Incidenti në Uzinën e Gramshit, ka ndodhur rreth orës 17:40 pasi roja ka vënë re lëvizje të dyshimta rreth objektit, pasi një nga shtetasit rusë ka hyrë brenda territorit dhe ka tentuar të bëjë fotografi.
Të dy efektivët kanë zbatuar rregullat ushtarake me qëllim ndalimin e personit, duke i bërë fillimisht thirrje të ndalojë, por ai është kundërpërgjigjur duke përdoruar spray neoparalizues.
Menjëherë pas njoftimit policia ka bërë shoqërimin e shtetasit rus, M. Z., 24 vjeç. Shërbimet e Policisë bënë të mundur që në afërsi të kësaj zone të konstatojnë dhe të bllokojnë automjetin tip “Chevrolet”, me të cilin udhëtonin shtetasja ruse S.T. 33 vjeçe dhe shtetasi ukrainas F. A., 25 vjec.
LEXONI GJITHASHTU
Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 11:05 Familjarët e vrasësit të policit morën subvencione për bagëtitë ndërsa ai ishte në kërkim
- 11:01 Plagosja me armë në Vlorë, zbardhet ngjarja: Dyshohet se 37-vjeçari u vetëplagos
- 10:47 Ministri i Financave jep shifrat: Të ardhurat në rritje, mbi 8 mijë biznese të reja në katër muaj
- 10:46 Rrëshqitje e madhe dheu në Kodër Currila, rrezikohet pallati, banorët largohen nga banesat
- 10:42 U plagos një ditë më parë në Maliq, si paraqitet gjendja e efektivit. Autori jashtë rrezikut për jetën
- 10:33 Plagoset më armë zjarri një person në Tiranë, lëndohet vëllai i tij