Arrestimi i 4 çekëve në uzinën e Poliçanit, reagon Ministria e Mbrojtjes

21 Gusht 2022 | 14:20

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar zyrtarisht në lidhje me arrestimin e 4 shtetasve çekë të cilët po filmonin pranë ish-uzinës së armëve në Poliçan.

Në një njoftim për mediat, ministria sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40 të mëngjesit të sotëm, tek një nga tunelet në Uzinën e Poliçanit, ku janë konstatuar lëvizje të personave të paidentifikuar.

Polica ka kapur brenda tyre 2 shtetas çek dhe disa orë më vonë edhe 2 bashkëjetueset e tyre,

“Menjëherë Policia Ushtarake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë izoluar hyrjet e tuneleve të cilët janë pothuaj se të gjithë komunikues me njëri-tjetrin dhe pas kërkimeve kanë ndaluar dy persona me kombësi çeke. Rreth orës 12:30 në distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit u konstatuan dhe shoqëruan edhe dy shtetase te kombësisë çeke, bashkëjetuese të dy shtetasve të mësipërm”, sqaron policia.

Personat e mësipërm janë ndaluar dhe aktualisht vazhdojnë procedurat nga autoritetet e sigurisë në vend.

Ngjarja vjen vetëm një ditë pas incidentit të ndodhur në ish-uzinë e armëve në Gramsh ku dy shtetas rusë dhe 1 ukrainas tentuan të hyjnë mbrëmjen e së shtunës.

Ata sulmuan me spray neuro-paralizues dy ushtarët shqiptarë që ndodheshin në uzinë.

Në dëshminë e tyre, shtetasit e huaj kanë thënë se janë blogerë dhe fotografonin kryesisht territore ushtarake që janë të braktisura dhe nuk përdoreshin më nga shteti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Aty ka që protestojnë edhe për Iranin, Rusinë e Serbinë”, Shehi ndaj Bashës: Mund të jesh patronazhist

Eksperti i sigurisë, Faik Basha, tha se protestat në Tiranë nuk mund të analizohen si një fenomen homogjen, pasi sipas tij në tubime marrin pjesë...
22:28 | 22/06/2026

Ambasadorja zvicerane: Mbështesim demokracinë dhe zhvillimin vendor në Shqipëri

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber, deklaroi se vendi i saj vijon të mbështesë Shqipërinë në fusha të ndryshme të zhvillimit, duke përfshirë forcimin...
22:20 | 22/06/2026

Taulant Balla: Kërkesat e protestuesëve u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas publikimit të kërkesave të grupit organizator të protestës, teksa etiketoi ish-luftëtarin e UÇK-së,...
21:51 | 22/06/2026