Agjentët rusë në Shqipëri, vjet ‘turistë’ nga Moska vizituan bazën e Kuçovës

22 Gusht 2022 | 14:38

Rasti i Gramshit nuk përbën herën e parë që agjentë rusë, të kamufluar nën petkun e turistëve, përpiqen të sigurojnë pamje nga ish-bazat ushtarake në Shqipëri.

Sipas mediave ndërkombëtare, verën e kaluar, dy shtetas rusë u kapën nga policia jashtë perimetrit të bazës ajrore të Kuçovës.

Ata ishin të pajisur me një avion të vogël të telekomanduar, të cilin do ta përdornin për të filmuar strukturën e bazës, që së fundmi i është dhënë NATO-s.

Sikurse në rastin e së shtunës mbrëma, edhe asokohe të dyshuarit kishin hyrë në vendin tonë si turistë, në bazë të ligjit që u lejojnë shtetasve rusë të lëvizin pa viza për shkak të sezonit veror.

Ndërkohë, në vitin 2016 u përfol për një ndalesë të disa shtetasve rusë pranë ish-bazës së Pashalimanit në Vlorë.

Atëherë shtetasit rusë kishin me vete aparate fotografike të cilët do t’i përdornin për të marrë plane nga baza.

Edhe në atë rast, grupi i vizitorëve u ndalua nga policia, por në mungesë provash për ndonjë aktivitet të paligjshëm u lanë të lirë dhe u dëbuan nga Shqipëria.

Në shkrimet e tyre, mediat ndërkombëtare e vënë theksin tek fakti se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe se prania e rusëve mund të jetë një përpjekje e Kremlinit për të mbledhur informacion mbi bazat ushtarake shqiptare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operacioni ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026