Twitter: Llogaritë e ambasadës serbe janë pezulluar gabimisht 

23 Gusht 2022 | 16:36

Kompania Twitter tha për Radion Evropa e Lirë se llogaritë në Twitter të ambasadave serbe në Armeni, Iran, Indonezi, Nigeri, Zimbabve, Gana dhe Kuvajt, si dhe Konsullata e Përgjithshme në Çikago, u pezulluan gabimisht më 18 gusht.

“Duke përdorur teknologjinë dhe burimet njerëzore, ne heqim miliona llogari çdo javë për shkeljen e politikave të platformës sonë. Në këtë rast, gabimisht kemi ndërmarrë veprime përmbarimore në llogari të shumta dhe ato janë riaktivizuar,” tha një zëdhënës i Twitter më 23 gusht.

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka njoftuar më 22 gusht se llogaritë e Twitter të këtyre ambasadave serbe janë pezulluar “pa asnjë shpjegim apo mesazh të mëparshëm që tregon për shkelje të mundshme të rregullave të komunikimit në atë rrjet social”.

Pak ditë më parë kompania Twitter pezulloi llogaritë e disa deputetëve dhe politikanëve të Partisë Përparimtare Serbe, e cila është në pushtet në Serbi, dhe të një zyrtari qeveritar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026