Ferma në Shkup rrezikon mbylljen, shkak energjia elektrike
Një fermë me rreth 50 mijë pula në fshatin Haraçinë të rajonit të Shkupit rrezikon mbylljen.
Shkak është energjia elektrike që prej tri ditësh është ndalur tërësisht në tre fshatrat e komunës Haraçinë. Energjia elektrike është jetike për funksionimin e sistemit të ventilit dhe ushqimit në ambientin e prodhimit të vezëve.
“Pulat mund të mbijetojnë pa rrymë diku 30 minuta, ndërsa pas kësaj të gjitha mund të ngordhin. Para 10 viteve më ka ndodhur kur kanë ngordhur 15 mijë pula,” – u shpreh pronari Berat Bajrami.
Për të tejkaluar situatën, pronari i fermës përdor një transformator që harxhon rreth 300 euro naftë në ditë. Ndërkohë që nga ana tjetër, paguan në mënyrë të rregullt faturën prej 1200 eurosh në muaj.
“Nëse vazhdon kështu duhet ti heqim pulat dhe ta mbyllim biznesin,” – tha ai.
Kompania private shpërndarëse është e ndarë mes dy argumenteve: defekti në rrjet dhe pengesa që I është bërë nga banorët, të cilët vjedhin energjinë elektrike.
Por, banorët e Haraçinës kërkojnë duke protestuar para selisë së kompanisë, pasi nuk mund të ketë dënim kolektiv vetëm për disa individët që shkelin ligjin.
Nuk munguan edhe incidentet, pasi protestuesit patën një konfrontim fizik me forcat e policisë, në tentativë për të hyrë brenda objektit të kompanisë private që bën shpërndarjen e energjisë elektrike.
Sipas banorëve protestat do të vazhdojnë derisa të rikthehet energjia elektrike.
LEXONI GJITHASHTU:
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme