Mundësitë e dyta për maturantët, sezoni i dytë i provimeve nis më 24 gusht

13 Korrik 2020 | 20:16

Të gjithë maturantët të cilët rezultuan mbetës në një nga katër provimet e maturës gjatë fazës së parë do të kenë mundësi t’i nënshtrohen sërish testit. Sesioni i dytë i provimeve për maturantët do të nisë me datë 24 gusht me provimin e gjuhës së huaj, për të vijuar me provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë me datë 27 gusht, me provimin e matematikës me datë 31 dhe për të përfunduar me atë të lëndës me zgjedhje me datë 3 shtator. (Grafikë)

Përveç maturantëve mbetës gjatë maturës së këtij viti, në udhëzimin e miratuar nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë përcaktohen edhe një sërë kategorish të tjera të cilat mund t’u nënshtrohen provimeve, të cilat janë:

Maturantët që kanë mbetur në një apo dy lëndë të vitit shkollor 2019-2020 dhe i shlyejnë ato brenda datës 20 gusht. Kandidatët që e kanë mbaruar shkollën para vitit 2019 por nuk kanë shlyer detyrimet  e maturës shtetërore. 

Gjithashtu edhe kandidatët që kanë mbaruar shkollën e mesme jashtë vendit dhe i kanë të njehsuara dokumentet shkollore nga QSHA. Tezat e provimit do të jenë sërish me 60 pyetje vetëm me alternativa dhe kohëzgjatja e tyre është 2 orë e 30 minuta.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026

90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë

Dhjetëra përfaqësues të familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian u mblodhën para Bashkisë së Durrësit për të protestuar ndaj mosdhënies së bonusit të strehimit. Banorët...
20:50 | 22/06/2026