‘Sulm i përqendruar’, gazetari: Çfarë më tha Nano para se të largohej nga zyra

29 Gusht 2022 | 16:27

Lajmi për një dorëheqje të mundshme të drejtorit të përgjithshëm të policisë, Gledis Nano ka qarkulluar prej ditës së djeshme dhe sot mediat ishin në pritje të një konfirmimi ose mohimi gjë që nuk ka ndodhur.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati tregoi bisedën që kishte zhvilluar me drejtorin e policisë para se ai të largohej nga zyra paraditen e së hënës, ku nuk u kthye për 5 orë.

Ferhati tha se Nano e ka cilësuar situatën një sulm të përqendruar ndaj tij, ndërsa është shprehur nuk i kuptonte arsyet e aludimeve për një largim të tij.

“Në mëngjes kam pasur një bisedë me drejtorin e policisë përpara se të largohej nga zyra mëngjesin e sotëm. Ai më saktësisht: është një sulm i përqendruar se edhe ai vetë se kuptonte arsye mbi këto aludime që ishin hedhur”,  u shpreh gazetari Ferhati.

Ferhati nuk mohoi zërat për një krizë në radhët e policisë, pasi kriminaliteti është rritur, ndërsa zbardhja e ngjarjeve ka qenë shumë e ulët.

“Po të flasim për spekulime, flitet për marrëdhënie të tensionuara  mes drejtorit të përgjithshëm dhe ministrit të Brendshëm”, – u shpreh gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operacioni ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026