Drejtoresha e AKU-së: Bizneset që mashtrojnë me etiketat, targeti ynë kryesor
Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Jeta Deda thotë se disa biznese ushqimore në vend mashtrojnë me etiketat që u vendosin ushqimeve dhe se ato përbëjnë targetin kryesor të punnës së institucionit që drejton.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Deda u shpreh se kjo ka qenë e lidhur me disa produkte të cilat kishin yndyrnë bimore dhe që reklamoheshin si produkt me origjinë shtazore.
Ndër të tjera, ajo bëri të ditur se rastet në fjalë janë referuar në prokurori dhe është arritur që të parandalohen.
“Kemi edhe raste kur operatorët e biznesit ushqimor mashtrojnë me mënyrën sesi etiketojnë. Këto janë një nga target grupet më të rëndësishme tonat, sepse kjo është një vepër penale të cilën ne e kemi referuar në organet ligjzbatuese. Ka qenë e lidhur kryesisht me produktet me origjinë shtazore, në fakt nuk kanë qenë produkte me origjinë shtazore, por janë reklamuar si të tilla.
Kanë pasur në përbërje yndyrnë bimore, vaj palme e të tilla si këto, ku kanë mashtruar konsumatorin shqiptar. Këto i kemi evidentuar, i kemi referuar në organin e prokurorisë dhe për fat të mirë i kemi parandaluar”, theksoi Deda.
LEXONI GJITHASHTU
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës