Transformimi i pabesueshëm, i riu tregon si humbi 40 kg brenda vitit
Nuk janë dy djem të ndryshëm. Është Denis Miti, 40 kg më pak në peshë.
“Çdo gjë nisi duke parë videot e njerëzve që kishin bërë transformime, aty thashë që dhe unë me peshën që kisha mund ta arrija. Fillova duke studiuar pjesën e ushqimeve online; proteinat, karbohidratet, derisa arrita të mblidhja dhe dieta të ndryshme. Duke u testuar më dha rezultatin më të mirë, unë zgjodha sallatat dhe perimet”, tregon Denisi.
27-vjeçari thotë se kishte gati 10 vite që vazhdonte të fitonte peshë. Vitet e fundit kishin filluar dhe problemet shëndetësore.
“Kur nisa palestrën isha diku tek 114 kg, ndërsa tani jam 74 kg. Muajt e parë ishin më të vështirë. Duke e parë veten që kisha arritur një masë të madhe. Nisën edhe problemet shëndetësorë duke filluar tek fundi i shpinës, dhimbje koke, sepse yndyrat i kisha shumë të larta. Në kohën e karantinës mora diku tek 10 kg”, thotë 27-vjeçari.
Denisi tregon se një ndihmë e madh ka qenë dhe nisja e aktivitetit fizik si dhe regjimi i duhur ushqimor.
“Ushqimet që haja më shumë kanë qenë byreku, makaronat, ëmbëlsira, ose dhe ushqime fast food. Tani mundohem të mbaj sa më shumë regjimin ushqimor. Më përpara nuk kam pasur asnjë lloj aktiviteti, tani është palestra që shkoj me qejfin tim më të madh”, shprehet Denisi.
Shtimi në peshë është një ndër problemet me të cilat po haset shoqëria jonë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor