Qeveria e re në Maqedoni të Veriut, BE: Të jetë e qëndrueshme dhe të përmbushë aspiratat evropiane
Bashkimi Evropian ka përshëndetur qytetarët e Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrjen në votime në zgjedhjet e parakohshme të 15 korrikut, pavarësisht pandemisë COVID-19.
Përmes një deklarate të përbashkët, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Oliver Varhelyi theksuan të premten se pavarësisht faktit se fushata dhe votimet u zhvilluan në klimën e duhur, stabiliteti ligjor u dëmtua nga rishikimet thelbësore të kornizës ligjore dhe dekretet e miratuara nga qeveria.
Për këtë rekomandohet që autoritetet në Maqedoninë e Veriut të zbatojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e ardhshme.
“Presim të punojmë me një parlament të fuqishëm dhe me një koalicion qeveritar të qëndrueshëm që do të përmbushë objektivin strategjik të vendit, integrimin në BE dhe përmbushjen e pritshmërive të popullit,” – shkruhet në deklaratën e përbashkët të dy diplomatëve.
BE premton se do të vijojë të mbështesë vendin në rrugën drejt anëtarësimit në familjen evropiane, por pret që autoritetet të përshpejtojnë zbatimin e reformave të lidhura me integrimin, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Në fund të kësaj deklarate, Varhelyi dhe Borrell shprehen optimistë se Konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut do të mbahet shumë shpejt.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 20:30 Komanda Qendrore e SHBA-së: Dy ushtarë amerikanë kanë vdekur dhe një tjetër është zhdukur pas një sulmi në Jordani
- 20:09 Aksident fatal në Korçë, 62-vjeçari humb jetën pas rrëzimit në shtëpinë e motrës
- 19:51 Zbulohet laboratori i drogës në Hagë, arrestohen 4 persona. Evakuohen dhjetëra familje
- 19:33 Dita e 49-të e protestës, qytetarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë (VIDEO)
- 19:25 “Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi
- 19:09 Mojtaba Khamenei dënon sulmet e SHBA-së ndaj Iranit, shpall të pavlefshme firmën e Trumpit