E reja lë makinën ndezur te sheshi “Univers”, 18-vjeçari e vjedh dhe largohet

3 Shtator 2022 | 12:34

Policia e Tiranës ka arrestuar një 18-vjeçar, i cili vodhi makinën e një 26-vjeçarje.

Në bazë të operacionit policor të koduar “Square”, është arrestuar i riu me iniciale L. I. banues në Tiranë, i cili akuzohet për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Blutë bëjnë me dije se 18-vjeçari, ditën e djeshme te sheshi “Univers”, ka vjedhur automjetin në pronësi të 26-vjeçares e identifikuar si D. Sh. dhe më pas është larguar duke e drejtuar automjetin e vjedhur.

E reja e kishte lënë makinën ndezur, dhe në këtë moment 18-vjeçari e ka vjedhur dhe është larguar. I riu ka drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Novoselë, humb jetën një person

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në Novoselë në autostradën Fier- Vlorë. Raportohet se një makinë ka goditur për vdekje...
22:08 | 05/06/2026

Ekstradohet nga Dubai grupi kriminal të kërkuar për narkotikë, pastrim parash dhe mashtrim kompjuterik

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë, në kuadër të bashkëpunimit mes autoriteteve ligjzbatuese të...
21:43 | 05/06/2026

Këndi i veçantë në bulevard, fëmijët pikturojnë teksa prindërit protestojnë (VIDEO)

Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka pasqyruar prej ditësh anën kreative të të rinjve. Në protestën e sotme është vënë re një kënd i veçantë...
21:41 | 05/06/2026