‘Qeverisja ka nevojë për oponencë’, Bajram Begaj mesazh deputetëve
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u ka dërguar një mesazh deputetëve në kuadër të nisjes së sesionit të ri parlamentar.
Përmes një letre, Begaj thekson se deputetët duhet të kenë angazhim të frytshëm dhe maksimal në përmbushje të të gjitha detyrave dhe përgjegjësive, si përfaqësues të vullnetit politik të popullit.
Sipas tij, qeverisja ka nevojë për këndvështrim kritik dhe oponencë, sepse mendimi kritik sjell debat konstruktiv dhe debati konstruktiv sjell përmirësim.
Në letër, kreu i shtetit thotë se korrupsioni frenon zhvillimin ekonomik dhe vret shpresën për një të ardhme më të mirë, teksa shton se modeli i zyrtarit duhet të jetë ai i llogaridhënies, i respektimit të ndarjes së pushteteve dhe i respektimit të ligjit.
Ndër të tjera, Begaj nënvizon se duhet të jemi të kujdesshëm dhe të ndjekim me vëmendje zhvillimet në të gjitha vendet e rajonit e sidomos në Kosovë.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta