‘Bomba’ e Gledis Nanos për 14 kriminelët që u arratisën | 5 zhvillimet
- ‘Bomba’ e Nanos para shkarkimit: 14 kriminelë u arratisën, operacionet ‘shiteshin’
Vazhdon të mbulohet me mister shkarkimi nga detyra i drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Gledis Nano. Ndërkohë që një nga pistat që u diskutua gjerësisht është zbulimi nga ana e Nanos i lidhjes së policisë me krimin. Në një intervistë të dhënë për mediat franceze ai zbulon raste të dekonspirimit të operacioneve të policisë. Në një intervistë për reportazhin “Hetime Ekskluzive” për kanalin francez Metropole, Gledis Nano ka thënë se gjatë kohës që ishte në detyrë, 14 kriminelë janë arratisur për shkak se ishin të informuar për operacionin.
Lexoni për më shumë:‘Bomba’ e Nanos para shkarkimit: 14 kriminelë u arratisën, operacionet ‘shiteshin’
- Reforma zgjedhore shtyhet me 6 muaj
Komisioni i Reformës Zgjedhore e shtyu afatin e veprimtarisë së tij deri në 10 mars të vitit të 2023. Vendimi u mor sot në Mbledhjen e Komisionit, gati 3 muaj pasi ishte miratuar nga Kuvendi, por puna mbeti në vendnumëro dhe gjatë verës u zhvillua vetëm një mbledhje.
Lexoni për më shumë: Reforma zgjedhore shtyhet me 6 muaj
- Meta: Më 13 shtator protestë tek inceneratori i Tiranës
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta njoftoi se të martën që vjen, më 13 shtator, kjo forcë politike do të zhvillojnë një protestë tek inceneratori i Tiranës. “Protesta e parë në vendin e krimit, ta bëjmë pas një jave, të martën që vjen në orën 18:00 tek inceneratori i Tiranës. Këtë çështje të helmimit të popullatës, do ta kemi një superprioritet”, u shpreh Meta në një konferencë për mediat.
Lexoni për më shumë: Meta: Më 13 shtator protestë tek inceneratori i Tiranës
- Partia Demokratike dërgon në Kushtetuese Bordin e Transparencës
Deputetët e Partisë Demokratike Dhurata Çupi Tyli dhe Dashnor Sula dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese padinë për bordin e çmimeve të karburanteve. Deputetja Dhurata Çupi tha se Bordi i ngritur për të mbajtur në kontroll çmimin, u shndërrua shumë shpejt në Klubin e Oligarkëve, ku vetë oligarkët e naftës në përbërje të Bordit caktonin edhe çmimin.
Lexoni për më shumë: Partia Demokratike dërgon në Kushtetuese Bordin e Transparencës
- Mbretëresha Elizabeth miratoi: Truss zyrtarisht kryeministre e Britanisë së Madhe
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk