“Ngjarja e bllokut”, gazetarja: Vis Martinaj u largua me makinën e policisë

6 Shtator 2022 | 22:08

Gazetarja Anduena Llabani thotë se i shumëkërkuari, Ervis Martinaj është larguar me makinë policie pas ngjarjes së ndodhur në zonën e ish-Bllokut në vitin 2018 në kryeqytet, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha.

Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Llabani u shpreh se Martinaj u jepte hua biznesmenëve të ndërtimit në Tiranë dhe Vlorë

“E dini që në ngjarjen e bllokut, Ervis Martinaj është larguar me makinë policie? Ervis Martinaj nuk luante vetëm lojëra fati, xhironte miliona para se jepte hua, ua jepte biznesmenëve që merren me  ndërtime në Tiranë. Këtë informacion Gledis Nano e ka pasur. Nuk mundet që një njeri i vetëm, pavarësish frymës që mund të ketë, ta bëjë i vetëm. Ka dhe informacion që drejtues të lartë të policisë, merrnin para për të gjithë drogën që hynte dhe dilte nga Porti i Durrësit”, theksoi ajo.

Mbrëmjen e 4 tetorit 2018 në një lokal në ish-Bllok gjatë një përplasjeje me armë mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe Elion Hato.

Gjykata e Tiranës shpalli fajtor dhe dënoi r me 5.6 vite burg Ervis Martinajn. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi uljen e 1/3-ës së dënimit duke u dënuar përfundimisht nga Shkalla e Parë me 3.8 vite burg.

Për vrasjen e Gaxhës është akuzuar ish-komandoja Meviol Billo, i cili është ende në arrati.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026