VIDEO | Gomonia mbushet me ujë, shqiptarët bllokohen në kanalin e La Manshit

7 Shtator 2022 | 07:47

Një grup emigrantësh shqiptarë kanë rrezikuar jetët e tyre gjatë udhëtimit me gomone drejt Britanisë së Madhe përmes Kanalit të La Manshit.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga Mariglend Doçi, kandidat për kryetar të FRPD-së, shihen disa emigrantë të bllokuar në gomonen e përmbytur nga uji.

Ndikuar nga moti i keq, gomonia është mbushur me ujë prej dallgëve të detit. Ata duket janë tepër të shqetësuar dhe filmojnë me celularë atë që po ndodh.

Shumë shqiptarë kanë zgjedhur të emigrojnë drejt Britanisë së Madhe, duke shkuar me gomone drejt vendit ishullor përmes kanalit të La Manshit.

Disa ditë më parë, ministrja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Priti Patel ka zhvilluar një takim me oficerët e policisë shqiptare të vendosur në Dover me qëllim zbatimin e planeve të përbashkëta për largimin e emigrantëve shqiptarë që kanë hyrë në këtë vend me gomone.

Patel u shpreh se ky plan do të trajtojë kriminalitetin e organizuar, migrimin e paligjshëm dhe do të synojë bandat kriminale.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person! Ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Një plagosje me armë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Sevaster të Vlorës. Mësohet se është plagosur Shpati Kamberaj, rreth 37 vjeç. Sakaq, bëhet...
07:26 | 05/06/2026

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026