Rama: Njësi policore me emrin ‘Jonada’ për të monitoruar plazhet
Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të ngrihet një njësi speciale policore që do të quhet Jonada.
Njësia policore do të marrë emrin e 7-vjeçares që mbeti e vrarë në tragjedinë e Himarës, e përplasur për vdekje me skaf nga ish-polici Arjan Tase.
Rama tha se kjo njësi do të jetë aktive vitin tjetër dhe do të monitorojë plazhet nga uji dhe ajri për të garantuar siguri të plotë për pushuesit.
“Të krijojmë njësi speciale policore që do ta quajmë Jonada dhe vitin e ardhshëm të jetë aktive në monitorimin e plazheve nga uji dhe nga ajri, me dron për të garantuar siguri të plotë për pushuesit. Duke imponuar rregullat e lëvizjes së mjeteve ujore pa u rënë në qafë për inerci të gjithë atyre që vizitojnë Shqipërinë përmes ujërave dhe nuk kanë asnjë arsye të shohin polic me sy për sa kohë nuk po cenojnë asgjë”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 14:44 Probleme me sistemin e ri kufitar të BE-së, Komisioni Europian angazhon Frontex për aeroportet
- 14:40 Italia arreston dy persona të dyshuar për spiunazh për Rusinë, 5 të tjerë nën hetim
- 14:40 Valë e re e të nxehtit, OBSH paralajmëron: Evropa do të përballet me ‘javë më vdekjeprurëse’
- 14:25 Samiti i NATO-s, Trump mbërrin në Turqi. Pritet nga Erdogan (VIDEO)
- 14:18 “Trump mbërrin në Ankara”, gazetari i Euronews Albania raporton nga brenda samitit të NATO-s
- 14:16 Gjykata franceze lë në fuqi dënimin e Le Pen për mashtrim, kandidatura e saj për Presidente në 2027 në rrezik