Do ndryshojë çmimi i energjisë për kuotën nën 800 kwh? Flet drejtori i ERE-s
Drejtori i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti deklaroi se nuk do të ketë ndryshim të çmimit për familjet që konsumojnë më pak se 800 kilovat orë energji në muaj.
Në një intervistë për emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Ahmeti u shpreh se pjesa më e madhe e konsumatorëve, nuk e arrijnë dot këtë fashë.
“Kjo është e vërtetë, që vetëm 4% e konsumatorëve janë mbi kuotën 800 kilovat orë në muaj të energjisë elektrike. Kjo është një e dhënë konkrete nga kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike.
Ajo çfarë unë dua të theksoj dhe duhet sqaruar kjo gjë, se konsumi mesatar i familjeve në Shqipëri, nuk shkon më shumë se 800 kwh dhe vendosja e kësaj fashe përfaqëson pjesën më të madhe të konsumatorëve, për të cilët, mund të them me bindje që nuk do të ndryshojë çmimi i energjisë elektrike”, theksoi ai.
Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku prezantuan paketën e dytë anti-krizë për qytetarët si dhe masat që po ndërmerr qeveria për të përballuar krizën energjetike.
Balluku tha se ata që shpenzojnë më shumë se 800 kwh do të paguajnë një tarifë prej 42 lekësh më shumë.
Çmimi do të aplikohet 35 lekë për kwh, për çdo kiliovat mbi fashën e caktuar 800 dhe 7 lekë tarifa e transmetimit dhe shpërndarjes.
Duke vendosur këtë fashë nga 1 tetori deri në dhjetor të vitit 2023 ministrja u shpreh se do kursejmë 100 milionë euro.
LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq